Standard & Poor's ulë bonitetin e ombrellës së shpëtimit
Bruksel, 17 janar - Vetëm tre ditë pas uljes së notës për ekonominë e Francës dhe tetë vendeve të tjera të eurozonës, agjencia Standard & Poor's ka ulur notën edhe për ombrellën e shpëtimit nga AAA në AA+.
Kjo mund të dëmtojë luftën e vendeve të BE-së kundër krizës së borxheve. Marrja e kredive do të shtrenjtohet, por ekspertët thonë se obmrella EFSF nuk ka nevojë për kredi të shumta.
Shefi i këtij fondi Klaus Regling, konteston edhe vlerësimet e kësaj agjencie amerikane, me fjalët se disa agjenci të tjera si Moody's dhe Fitch ende i vlerësojnë Francën dhe Austrinë me notën më të mirë AAA".