Standard & Poor`s ul vlerësimin për Spanjën
Madrid, 11 tetor - Agjencia e vlerësimit Standard & Poor`s ka ulur vlerësimin e saj për borxhin e Spanjës me dy pikë.
S&P ka thënë se recesioni i gjatë, papunësia e lartë dhe trazirat sociale janë duke kufizuar opsionet e qeverisë për të frenuar krizën financiare të vendit.
Agjencia me seli në Shtetet e Bashkuara e rendit Spanjën në kategorinë BBB-, e cila është edhe kategoria më e ulët.
Vlerësimi i ulët mund të rrisë më tej koston e lartë të Madridit për huamarrje.