Standard & Poor's ul vlerësimin për Greqinë
Athinë, 9 gusht - Agjencia e vlerësimit të kredisë Standard & Poor's njoftoi të martën se niveli i kredisë i Greqisë është ulur në "negativ".
Ndërkohë agjencia theksoi se nëse fondi ndërkombëtar i ndihmës nuk mund të shlyejë deficitin dhe borxhet greke të vitit 2012, do të jetë e mundshme ulja e mëtejshme e vlerësimit për nivelin e kredisë së shtetit helen.
Standard & Poor's deklaroi se vendimin e ka marrë pasi ka parashikuar se në të ardhmen, qeveria greke nuk mund të pakësojë më shpenzimet dhe të plotësojë kushtet ndërkombëtare për një tjetër fond ndihme.
"Duke marrë parasysh që masat shtrënguese nuk mund të përcaktohen dhe gjendja ekonomike vazhdon të përkeqësohet, Greqia do të kërkojë më shumë fonde ndihme nga kredidhënësit ndërkombëtarë", thotë Standard & Poor's.
Pas shpërthimit të krizës financiare, niveli i kredisë i Greqisë është ulur shumë herë. Tani, niveli i Greqisë është vlerësuar nga Standard & Poor's në CCC, ndërsa në nivelin C sipas Moody's dhe CC sipas Fitch.