Standard & Poors ul kredibilitetin e Qipros
Qypros, 29, tetor - Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të aftësive kredituese Standard & Poors uli sot kredibilitetin e Qipros me një shkallë më posht nga BBB+ në BBB.
Sipas agjencisë ky vendim ka ardhur për shkak të reagimit negativ të bankave qipriote pas vendimit për borxhin grek.
Sipas vlerësimeve të Standard & Poors, bankat qipriote mbajnë obligacione greke me vlerë rreth 165 për qind të BPV-së së Qipros.
Standard & Poors uli gjithashtu edhe rejtingun afatshkurtër të kredibilitetiti të Qipros nga A-3″ në A-2″.