Standard & Poors serish ulin aftësinë e kreditimit të Greqisë
Athinë, 15 qershor - Agjencia e vlerësimit financiar Standard & Poors ka ulur sërish aftësinë e kreditimit të Greqisë.
Boniteti i shtetit të eurozonës u ul me tre nota nga B në CCC, kjo sipas normës së vlerësimit të agjencive rating. Standard & Poors e argumentoi këtë hap me rritjen e probabilitetit për një ristrukturim të borxhit financiar të Greqisë.
Qeveria greke e kritikoi vlerësimin e agjencisë, duke u shprehur se Standard & Poors nuk merr parasysh bisedimet që po zhvillohen për zgjidhjen e krizës mes Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.