Standard & Poor's rrit notën e Greqisë
Athinë, 3 maj - Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredive Standard & Poor's deklaroi se ekonomia greke pas ristrukturimit të borxhit të jashtëm ka dalë nga gjendja e pamundësisë së shlyerjes së borxheve.
Notën e kredisë së Greqisë agjencia e përcaktoi “CCC”, kurse perspektivën të “qëndrueshme”.
Agjencia e vlerësimit të kredive bëri të ditur se zgjedhjet e 6 majit dhe recensioni përbëjnë risk për bërjen e rregullimeve të nevojshme financiare me qëllim reduktimin e borxhit të jashtëm.