Standard & Poor's rrit me dy shkallë notën e Turqisë
Stamboll, 21 shtator - Institucioni Ndërkombëtar i Kreditimit Standard & Poor's, duke e rritur njëherësh me dy shkallë notën e Turqisë e ngriti në nivelin e vendeve, ku mund të investohet.
Standard & Poor's, e rriti notën e Turqisë nga "BB+" në "BBB-" dhe panorama u përcaktua si pozitive.
Institucioni konfirmoi notat e Turqisë, për nga njesia e huaj monetare si BB/B.
Në deklaratën e dhënë nga Standard & Poor's, u vu theksi në vazhdimësinë e përmirësimit të sistemit të financës në Turqi.
Së bashku me këtë gjë, në rritjen e notës, u bë e ditur se ka ndikuar edhe përmirësimi në sektorin financiar dhe tregjet vendore, që kanë fituar rëndësi.