Standard & Poor's mund t'i privonte Britanisë treshen A
Londër, 14 dhjetor - Agjencia e vlerësimit financiar "Standard & Poor's" (S&P) njoftoi të enjten se mund t'i privonte Britanisë së Madhe treshen A, nota më e lartë e mundshme.
"S&P" theksoi se kishte ulur perspektivën e notës AAA për Britaninë e Madhe në "negative".
Agjencia beson se ka një mundësi në tre për të degraduar këtë notë gjatë dy viteve të ardhshme në qoftë se performancat buxhetore dhe ekonomike të Britanisë së Madhe ulen përtej pritshmërisë.