Standard & Poor's kërcënon 15 vende të BE me uljen e bonitetit
Berlin, 6 dhjetor - Agjensia amerikane për rejting Standard & Poor's ka kërcënuar Gjermaninë dhe 14 vende të tjera evropiane me uljen e bonitetit.
Si shkak ajo ka theksuar përkeqësimin e gjendjes ekonomike në zonën e euros dhe grindjet politike për zgjidhjen e kësaj krize.
Gjermania aktualisht ka notën më të mirë prej tri "AAA", sikur edhe Franca, Austria, Finlanda, Holanda dhe Luksemburgu.
Ulja e bonitetit do të kishte pasoja edhe për ombrellën për shpëtimin e vendeve në krizë, sepse ky vendim vështirëson marrjen e kredive mes institucioneve financiare.