Standard & Poors ka rishikuar në rënie vlerësimin e kreditit të Greqisë
Londër, 7 dhjetor - Agjencia ndërkombëtare e vlerësimeve Standard & Poors ka rishikuar në rënie vlerësimin e kreditit të Greqisë deri në nivelin e pragut të falimentimit. Njoftimi u bë publik në Londër.
Vendimi për të ulur vlerësimin e kreditit të Greqisë ka lidhje me operacionin, i cili ka nisur këtë javë nga Athina, për blerjen e obligacioneve të veta me një ulje prej 60-70% të vlerës nominale.
Deri në fund të ditës së zhvillimit të operacioneve tregtare (e premte 7 dhjetor), mbajtësit privatë të obligacioneve greke duhet të njoftojnë nëse janë apo nuk janë dakord me këto kushte.