Standard & Poor uli parashikimin për rejtingun e Kroacisë
Zagreb, 3 gusht - Agjencia Standard & Poor uli parashikimin e vet në lidhje me rejtingun e Kroacisë nga i qëndrueshëm deri në negativ, thuhet në një njoftim të Agjencisë.
Ky vendim u kushtëzua nga treguesit e dobët ekonomikë të vendit dhe nga reformimi i pamjaftueshëm, pavarësisht përparësive të anëtarësimit të Kroacisë në BE.
Recesioni në Kroaci po vazhdon për të pestin vit me radhë. Që nga viti 2008 GDP-ja e vendit ka rënë me 12%. Rënia e mëtejshme parashikohet edhe në vitin 2013.