Standard & Poor: Ekonomia shqiptare në rritje
Tiranë, 11 gusht - Ministri shqiptar i Financave Arben Ahmetaj e quajti vlerësimin e fundit të Standard & Poor për ekonominë shqiptare, si një konfirmim i rritjes së qëndrueshme të ekonomisë së vendit, raportoi të mërkurën media lokale.
Në një postim në rrjetin e tij social, Ahmetaj tha se vlersimi nga \"S & P\" konfirmoi faktorët kyç që ishin identifikuar më parë nga qeveria.
Raporti i S&P parashikon që ekonomia shqiptare të rritet me 3.7 për qind në katër vitet e ardhshme, duke i dhënë një vlerësim me B + për borxhin afatgjatë dhe një B për borxhin afatshkurtër, si dhe duke vlerësuar ekonominë e vendit \"të qëndrueshme\".
Ministri shqiptarë tha se \"S & P\" vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria, duke shtuar se Shqipëria ka patur një ecuri të qëndrueshme ekonomike që do të përmirësohet në të ardhmen.