Standard Chartered i paguan gjobë SHBA-së
Londër, 15 gusht - Rregullatorët financiarë në shtetin amerikan të Nju Jorkut kanë arritur marrëveshje me bankën britanike Standard Chartered, mbi akuzat se kjo e fundit ka shkelur sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit dhe ligjet e SHBA-së për pastrimin e parave.
Në bazë të marrëveshjes, Standard Chartered do të paguajë gjobën prej 340 milionë dollarësh.
Javën e kaluar, rregullatorët amerikanë kanë akuzuar bankën në fjalë se ka fshehur 250 miliardë dollarë në transaksionet me bankat iraniane, në periudhën 2001-2007, dhe e kanë cilësuar atë si institucion mashtrues.
Uashingtoni ka vendosur sanksione kundër Iranit, për shkak të programit të tij të kontestueshëm bërthamor.