Standard Chartered Bank refuzon akuzat për pastrim të parave
Londër, 7 gusht - Banka britanike, Standard Chartered Bank, me seli në Londër, e akuzuar për shkeljen e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, i ka hedhur poshtë akuzat dhe njofoi se tashmë po bashkëpunonte me rregullatorët amerikanë.
Mëtutje, kjo bankë tha se në mënyrë vullnetare u është paraqitur agjencive të Shteteve të Bashkuara në vitin 2010, me regjistrin e transakcioneve me Iranin në periudhën 2001 2007.
Banka thotë se këto të dhëna tregojnë se ajo ka synuar të bashkëpunoj dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse kishte bashkëpunuar me të gjitha ligjet amerikane për parandalimin e financimit për programin bërthamor iranian dhe për grupet terroriste.
Banka tha se ishte e befasuar nga akuzat e djeshme të Benxhamin Lauskit, super-intenadant i shërbimeve financiare të shtetit Nju Jork.
Zoti Lauski tha se banka Standard Chartered Bank kishte bashkëpunuar me qeverinë iraniane për pastrimin e 250 miliardë dollarëve prej vitit 2001 e deri në vitin 2007, duke e lënë sistemin financiar të Shteteve të Bashkuara të pambrojtur nga terroristët.