19 Nëntor 2024

Standard and Poor’s zbret vlerësimin për Francën

Paris, 8 nëntor - Agjencia “Standard and Poor\'s” ka ulur vlerësimin për Francën, nga vlerësimi maksimal AA+ në atë AA.

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimeve, ka thënë sot se Franca do të përballet me vështirësi në shkurtimin e deficitit publik, uljen e papunësisë, dhe kryerjen e reformave të nevojshme për ta bërë këtë vend një ekonomi konkurruese në treg.

Ministri francez i Financave, Pierre Moscovici, e ka kritikuar këtë vendim të agjencisë si një “vlerësim të pasaktë”, por ka shtuar se vlerësimet për Francën megjithatë mbesin ndër më të lartat në botë.

Franca ka ekonominë e dyte më të madhe në eurozonë, pas Gjermanisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)