Standard and Poor's uli nivelin kreditor të Kroacisë
Zagreb, 16 dhjetor - Agjencia ndërkombëtare "Standard and Poor's" uli nivelin kreditor të Kroacisë në të ashtuquajturin ''nivel spekulativ'' për shkak të mungesës së reformave, çka përbën një paralajmërim për një pozicioni të përkeqësuar fiskal të vendit që është pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Agjencia e uli nivelin e kreditimit të vendit nga BBB- në BB+.
''Ulja e këtij niveli pasqyron qëndrimin tonë se reformat e deritanishme strukturore dhe fiskale janë të pamjaftueshme për lëvizjen e rritjes ekonomike dhe kthimin e financave publike në rrugë të qëndrueshme'', thekson "Standard and poor's" duke shtuar se pret Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kroacisë në vitin 2012 të ulet dy për qind.