Standard and Poor's ruajn rejtingun kreditor të Ukrainës
Kiev, 11 dhjetor - Agjencia për vlerësimin e kredive Standard&Poor's (S&P) ka ruajtur rejtingun kreditor të Ukrainës.
Në deklaratën e Agjencisë për vlerësimin e kredive Standard & Poor's thuhet se Ukraina ka konfirmuar vlerësimin e tanishëm të notës së kredisë me shënimin "BB" me perspektivë të qëndrueshme.
Më tej u theksua gjithashtu se ekonomia e Ukrainës ka arritur stabilitet dhe se këtë vit në Ukrainë është shënuar rritje ekonomike dhe rënie e inflacionit.
Pavarësisht nga eksporti shumë i dobët në Ukrainë këtë vit pritet një rritje ekonomike prej 1 përqind ndërsa në periudhën 2016-2019 është planifikuar rritje vjetore prej 2.3 përqind.
Poashtu theksohet se për shkak të tensionit në lindje të vendit midis Ukrainës dhe Rusisë, dukshëm është reduktuar edhe tregtia mes këtyre dy vendeve.
Megjithatë, pavarësisht nga kjo, Ukraina ka arritur të plotësojë këtë boshllëk duke forcuar marrëdhëniet tregtare me vendet e tjera të Evropës dhe Azisë.