08 Nëntor 2024

“Standard and Poor's” rrit notën kreditore të Turqisë

Ankara, 5 nëntor - Agjencia ndërkombëtare e klasifikimit të kredive “Standard and Poor's” rriti të premten në mbrëmje vlerësimin afatgjatë kreditues të Turqisë.

“Standard and Poor\'s” ngriti notën e kredisë së Turqisë nga “negative” në “stabile” duke konfirmuar vlerësimin “BB”.

Në njoftimin e kësaj agjencie me seli në Nju-Jork thuhet se vlerësimi afatgjatë kreditues është “stabil” si rezultat i qëndresës dhe palëkundshmërisë së ekonomisë turke përballë çdolloj rreziku rajonal e të brendshëm.

“Vlerësimi kreditor në valutë i Turqisë është fiksuar në nivelin ‘BB’, ndërsa ai në monedhë kombëtare në shkallën ‘BB+’. Rishikimi i perspektivës reflekton opinionin tonë se hartuesit e politikave do të vazhdojnë të bëjnë hapa drejt zbatimit të reformave të rëndësishme”, theksohet në komunikatën e “S&P”.

Po ashtu, sipas parashikimit të agjencisë “Standard and Poor\'s”, Turqia pritet të shënojë një rritje ekonomike me 3,2 për qind gjatë këtij vitit dhe atij të ardhshëm 2017.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)