Standard and Poor's konfirmon rejtingun e kreditimit të Turqisë
Në njoftimin e S&P-së bashkë me publikimin e notës konfirmuese vihet theksi në risqet e mundshme që kanë të bëjnë në përgjithësi me likuiditetet globale dhe me rritjen e nivelit të kredive në tregun e brendshëm.
Agjencia në vlerësimin që i bën ekonomisë turke flet me tone pozitive mbi politikën financiare dhe rritjen e ekonomisë turke.
Sipas njoftimit të Agjencisë S&P pritet që inflacioni në Turqi të rritet deri në 8% dhe pas sigurimit të ekuilibrit në kursin e këmbimit inflacioni mund të kalojë sërish në rënie.