Standard and Poors konfirmoi perspektivën pozitive Bullgare
Sofje, 23 dhjetor - Pas Moodys, tani edhe agjencia e rejtingut Standard and Poors konfirmoi rejtingun afatgjatë dhe afatshkurtër të Bullgarisë BBB/A-3 me perspektivë stabile.
Bullgaria është vendi i dytë në Evropë, e cila gëzohet në rejting kreditor të konfirmuar, me perspektivë stabile mes lajmeve për rejting të ulët të shumë shteteve të tjera të Evropës.
Ministri i financave Simeon Djankov duke lajmëruar për këtë, shprehu kënaqësinë e veçantë për mundësinë e përmendur nga S&P.
Do të më gëzonte mundësia që S&P të shohin një rritje eventuale të rejtingut kreditor, nëse, citoj: qeveria vazhdon me reformat strukturore dhe arrin ti vejë në lëvizje.
Si motiv për mbajtjen e këtij parashikimi dhe rritjes së tij në të ardhmen, agjencia piketon politikën e fortë të qeverisë në fushën e disiplinës fiskale, borxhi i ulët i jashtëm dhe i brendshëm, si dhe mundësia e fortë për rritje në planin afatmesëm, do të thotë në afat pesëvjeçar.
Arsyeja tjetër është përvetësimi i fondeve evropiane i cili është gjithnjë e më i përmirësuar dhe jo në vend të fundit reformat e sapo votuara në fushën e pensionimit dhe reformat strukturore të tjera, të cilat caktojnë më pak presion mbi buxhetet e ardhshme të shtetit.
Agjencia ka parasysh edhe reformën në fushën e Hekurudhave shtetërore bullgare. Në këtë mënyrë, S&P konfirmon parashikimet për qeverinë, që deficiti për vitin 2011 do të jetë nën 2,5% kurse për vitin 2012 do të jetë rreth 1,3%, komenton ministri i financave.
Agjencia parashikon gjithashtu, që edhe për këtë vit edhe gjatë vitit tjetër, Bullgaria do të jetë edhe një nga vendet e pakta me balancën pozitive për tregtinë e jashtme.