Stafi i shërbimit civil në Zyrën e Kryeministrit hyjnë në grevë
Këshilli Grevist ka bërë të ditur së si rrjedhojë, nga ky vendim përveç stafit politik përfituan edhe një pjesë e stafit të shërbimit civil në kuadër të Zyrës së Kryeministrit konkretisht: Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit një pjesë e stafit, Zyra Ligjore, Sekretariati Koordinues dhe Zyra për Informim në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Përderisa jashtë vendimit janë lënë zyrat përgjegjëse për hartimin e politikave strategjike, programeve, legjislacionit, planifikimit buxhetor, koordinimit, monitorimit, raportimit të zbatimit të këtyre politikave dhe integrimin e çështjeve në të dy nivelet qeverisëse përfshirë bashkëpunimin me shoqërinë civile.
Këshilli Grevist ka theksuar se ndarja dhe përfshirja e një pjese të stafit të Zyrës së Kryeministrit në këtë vendim, ka krijuar pabarazi në mirë funksionimin e Zyrës së Kryeministrit, duke bërë që nëpunësit civil në kuadër të zyrave që janë pjesë e vendimit të kenë dallime substanciale në paga nga nëpunësit tjerë, përkundër faktit se ne legjislacionin aktual duhet te trajtohemi barabartë.
Stafi i shërbimit civil që nuk janë pjesë e vendimit për pagat që nga hyrja në fuqi e vendimit, e deri më sot, kanë kërkuar në vazhdimësi të drejtën ligjore për mundësi, trajtim të dinjitetshëm dhe të barabartë, me anë të formave/mjeteve zyrtare të komunikimit, adresuar te Kryeministri i Republikës së Kosovës, përfaqësuesit e Kabinetit të Kryeministrit dhe Sekretari i Përgjithshëm në ZKM. Kërkesa jonë legjitime për trajtim të barabartë deri më tani nuk u shqyrtua.
"Duke konsideruar që kemi shfrytëzuar të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike në dispozicion për komunikim të brendshëm institucional, fatkeqësisht nuk kemi arritur të kemi zgjidhje mbi kërkesën tonë, prandaj jemi detyruar që të drejtën tonë ligjore ta kërkojmë me anë të grevës", thekson Këshilli Grevist.
Nga sot zyrtarisht një pjesë stafit të shërbimit civil në kuadër të Zyres së Kryeministrit kanë hyr në grevë. Greva do të vazhdoj deri në realizimin e kërkesës tonë legjitime.