Stafi civil i Pentagonit mbeti pa rrogë
Washington, 5 tetor - Të paktën 400 mijë bashkëpunëtorë të stafit civil të Pentagonit ditën e tretë radhazi nuk shkojnë në punë, atyre u është vonuar dhënia e pagës.
Kjo lidhet me pezullimin së fundmi të punës së qeverisë amerikane. Megjithatë, kriza nuk ka prekur ushtarakët, të cilët marrin pagë në përputhje me vendimin e Presidentit Barack Obama.
Nëse kriza nuk do të zgjidhet brenda dy javësh, nga pagat mund të privohen veteranët dhe ushtarakët në pension.
Qeveria amerikane nuk merr fonde fincimi që prej 1 tetorit, për shkak se Kongresi nuk mundi të bjerë dakord me administratën e Presidentit Barack Obama për vitin aktual fiskal.