01 Maj 2025

Stabilizohet furnizimi me ujë

Prishtinë, 27 mars - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka siguruar qytetarët e Prishtinës se nuk ka vend për panik se kryeqyteti do të mbetet pa ujë pasi momentalisht po furnizohet nga Ujmani, ndërsa po ruhet niveli i ujit në Liqenin e Badovcit.

Këto komente kreu i MZHE-së, i bëri gjatë vizitës në Fabrikën për përpunimin e ujit në Badovc, ku të pranishëm ishin edhe Ministri i Financave Besim Beqaj, zëvendësambasadori i Gjermanisë, Matthias Kiesler, përfaqësuesja e Ministrisë Gjermane për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik, Johanna Brüggemann, shefi i operacioneve i BE-së në Prishtinë, Christof Stock, përfaqësues të KfW-së, KRU “Prishtina” etj. Me këtë rast u lansua faza e dytë të investimeve në kompaninë e Ujësjellësit të Prishtinës

“Qeveria Gjermane nëpërmjet KfW-së na ka mbështetur jo vetëm sektorin e ujit por edhe të energjisë. Ajo që sot pamë që do të përfundojë shpejti është një kontribut për qytetarët e Prishtinë, mirëpo ka projekte anembanë Kosovës”, tha Ismajli.

Ai tha se Kosova ka kaluar nga faza emergjente në atë zhvillimore që është edhe sukses i ndërmarrjeve që kanë punuar në zvogëlimin e humbjeve, ngritjen e inkasimit dhe projektet e ardhshme do të jenë qind për qind me vetëfinancim.
 
Zv.Ambasadori i Gjermanisë, Matthias Kiesler duke folur për rëndësinë e ujit, ka apeluar te qytetarëve që ujin ta përdorin me shumë kujdes dhe njëkohësisht të mbrojnë lumenjtë dhe liqenet.

Ndërsa drejtori i ujësjellësit KRU “Prishtina” Gjelosh Vataj ka mirëpritur ndihmën e shtetit gjerman, duke thënë se me përfundimin e fabrikës do të zgjidhet problemi i ujit për kryeqytetin.

Ndryshe, Qeveria e Gjermanisë deri më tani e ka ndihmuar Kosovën me rreth 460 milionë euro.

Ministri i Financave, Besim Beqaj, bëri të ditur se projekti i rezervuarit  është diskutuar në konsultat bilaterale me Qeverinë Gjermane në vitin 2008, dhe sot jemi krenar që faza e parë për rehabilitimin e rrjetit është përfunduar, faza e dytë do të rrumbullakësoj rindërtimin e fabrikës së Badovcit që ka operuar plot 53 vite.

“Ky projekt  i cili është iniciuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Gjermane dhe dëshmon suksesin e garantuar për projekte të rëndësisë madhore në Republikën e Kosovës”, tha Ministri Besim Beqaj i cili shfrytëzoj rastin gjithashtu  të falënderoj partnerët për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e këtij projekti vital për Kosovën.

“Rëndësia e rritjes së kapaciteteve për KUR Prishtina qëndron në faktin që Kompania furnizon me ujë të pijshëm komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Shtimes, Lipjanit, Podujevës dhe Drenasit, respektivisht shërben rreth 40% të popullatës së Kosovës”.

Ministri Beqaj gjithashtu bëri të ditur se “Hapi i ardhshëm i Qeverisë është që të shikoj mundësitë e rehabilitimit të kanalit të Ibër-Lepencit, duke pasur  parasysh rëndësinë e tij, ku sipas tij “Pas hartimit të strategjisë së ujërave, prioriteti i Qeverisë për sigurimin e qëndrueshëm të furnizimit dhe menaxhimit me ujë do të sigurohet pas një studimi detal për menaxhim të integruar të ujërave. Këtë synojmë  ta arrijmë me fonde të Bashkimit Evropian, përkatësisht me fonde të WBIF-it” .

“Në vitin 2011 Qeveria e Republikës së Kosovës, Qeveria Gjermane dhe Bashkimi Evropian janë dakorduar, që gjatë vitit të ardhshëm të filloj implementimi i fazës së tretë për mbështetjen e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit.

Faza e tretë përfshinë ndërtimin e fabrikës së ujit në Shkabaj e cila me dyfishimin e kapaciteteve do të përmbush kërkesat afatgjate të qytetarëve që shërbehen nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit. Këto tri faza do të kalojnë 55 milionë euro investime” shtoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)