Stabilizimi i rritjes ekonomike, përparësi kryesore e Kinës
Pekin, 1 gusht - Autoritetet kineze pohuan sërish të martën qëndrimin e tyre për të pasur si përparësi kryesore rritjen e qëndrueshme ekonomike, duke u zotuar të zbatojnë politika aktive fiskale dhe politika të kujdesshme monetare për të përballuar vështirësitë e tanishme.
Ritmi i rritjes ekonomike është brenda nivelit të pritur, por gjendja e mjedisit të jashtëm mbetet e zymtë e paraqet vështirësi dhe sfida në rritje, thuhet në një buletin të publikuar pas një takimi të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, që u kryesua nga presidenti Hu Jintao.
\"Duhet të vërejmë problemet dhe vështirësitë, të forcojmë ndërgjegjësimin për rreziqet dhe të bëjmë përgatitjet e duhura, duke vënë njëkohësisht në dukje se rritja ekonomike është e shëndetshme\", theksohet në këtë buletin.
\"Ne duhet të vijojmë të kemi besim të vendosur në punën tonë ekonomike për të nxitur rritjen e qëndrueshme dhe relativisht të shpejtë.\"