20 Nëntor 2024

Stabiliteti Makro-Fiskal si parakusht për rritje të sektorit privat

Prishtinë, 28 maj - Ministri i Financave Besim Beqaj, ka marrë pjesë në Forumin ‘Përdorimi Efektiv i Dialogut Publiko-Privat në Formulimin e Politikave Ekonomike’ , që u mbajt sot në Prishtinë  të organizuar nga Deloitte,Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe MDA.

Gjatë kësaj konference në fjalën e tij  me temën “Stabiliteti makro-fiskal si parakusht për rritje të sektorit privat” Ministri i Financave Besim Beqaj the se “Jemi dëshmitar të recesioneve të njëpasnjëshme në disa nga vendet e eurozonës, dhe shkaktari kryesor i këtyre recesioneve është jo-qëndrueshmëria fiskale.\"

\"Si pasojë e borxheve të tepërta, disa nga Qeveritë e eurozonës po ballafaqohen me vështërsi të kthimit të obligimeve ndaj kreditorëve, dhe kjo në vetvete ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktoj krizë në besimin e bizneseve dhe qytetarëve”.

 Ministri Besim Beqaj shtoi se  “Në të vërtetë, PASIGURIA, është ajo që Kursimtarët dhe Investitorët nuk duan të shohin, ndërsa kriza e borxheve në këto vende, ka sjell pikërisht Pasiguri të madhe dhe humbje të besimit tek bizneset, gjë që ka rezultuar në recesione të thella, të përcjellura me papunësi të mëdha dhe trazira sociale.”

“Duke ditur këtë rëndësi të madhe të stabilitetit fiskal, Qeveria e Kosovës gjatë viteve të kaluara, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë sistemit tatimor dhe mënyrës së shpenzimeve të parasë publike“, tha ministri Beqaj.

Ai  shtoi se si rezultat i kësaj, sot Kosova ka një sistem tatimor të balancuar midis nevojës për rritje të sektorit privat the gjenerimit të të hyrave, që i mundëson Qeverisë financimin e aktiviteteve te saja për të ofruar shërbime sa më të mira publike për bizneset dhe qytetarët.

“Në anën e shpenzimeve, gjatë viteve të kaluar janë bërë investime të mëdha në shumë fusha, me fokus në infrastrukturën rrugore, në sektorin e Arsimit, Energjisë, në Bujqësi dhe në fusha të tjera, me qëllim që këto investime të krijojnë kushte më të mira për investime në sektorin privat.\"

\"Është me rëndësi të theksohet se gjitha këto investime janë bërë pa patur nevojë që Kosova të futet në borxhe të tepërta. Sot vendi ynë është ndër vendet e rralla me një normë shumë të ulët të borxhit në raport me Brutoprodhimin vendor (rreth 8%)” tha ministri Beqaj.

Në fjalimin e tij Ministri Beqaj informoj të pranishmit në këtë forum se  Ministria e Financave, në bashkëpunim të ngushtë me FMN, ka dizajnuar një Rregull Fiskale përmes së cilës synohet që Qeveria e vendit të mbajë nën kontroll deficitet dhe nivelet e borxheve, dhe kjo Rregull Fiskale pritet që në javët në vijim të shqyrtohet për aprovim nga Parlamenti.

 “Niveli i rritjes ekonomike, do të vazhdojë me ritmet e saja pozitive, duke qenë ekonomia me përformancën më të mirë në regjion. Megjithatë, ne jemi të vetëdijshëm se nivelet aktuale të rritjes nuk janë të mjaftueshme për ti adresuar gjitha sfidat që përmenda më herët, dhe Qeveria do të vazhdojë me reformat e saja në mënyrë që të zhvendosim ekonominë tonë në një ritëm më të shpejtuar të rritjes” u shpreh ministri Beqaj.

Ai gjithashtu shtoi se gjatë viteve të kaluara, sektori financiar, e në veçanti ai bankar ka pasur një rritje mjaft të mirë, dhe rrjedhimisht, ka kontribuuar mjaft për rritjen e sektorit privat dhe të ekonomisë si tërësi.

\"Jemi të vetëdijshëm se kostoja e financimit vazhdon të jetë e lartë dhe në këtë kontekst, mbetet që institucionet përgjegjëse të vazhdojnë me reformat e tyre për zvogëlimin e rrezikut të perceptuar dhe kështu, të zvogëlohet edhe kostoja e kapitalit në vend”.

Në këtë forum,  në përbërje të panelit ishin edhe zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës znj. Mimoza Kusari – Lila, njëherit edhe Ministrie e Tregtisë dhe Industrisë, Ministri i Zhvillimit Ekonomik  Fadil Ismajli, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë z. Arian Zeka ,  përfaqësuesi i Deloitte z. Jose Ceron, si dhe nga Jacobs,Cordova & Associates z.Michael Griffin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)