SPSPK reagon ndaj draft Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive
Prishtinë, 3 dhjetor - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës reagon ndaj hartuesve të Draft Marrëveshjes së Marrëveshjes se Përgjithshme Kolektive të Republikës së Kosovës, ku në Nenin 5 të kësaj Marrëveshje thuhet se : “Punëdhënësi me marrëveshje mundë të angazhoj praktikantin, pa ndonjë kompensim të pagës dhe të drejtave tjera nga marrëdhënia e punës”.
Me këtë nen vetëm sa legalizohet krimi i cili është duke u praktikuar në Kosovë, ku pronarët e kompanive iu ikin obligimit mbi kontributet e punëtorëve, e tani në mënyrë legale.