23 Dhjetor 2024

SPSPK: Qeveria po diskriminon stafin e sigurimit dhe ate teknik në spitale

Prishtinë, 27 janar - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për vazhdimin e stimulimit të mjekëve dhe infermierëve dhe jo i stafit të punëtorëve të Sigurimi fizik dhe atyre Teknik i cili sipas SPSPK ka reflektuar në mënyrën më të keqe të mundshme te kjo kategori e punëtorëve, është një nënçmim qe nuk e merituan.

Jusuf Azemi Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës ka thënë së këta punëtor po përballën brenda një dite me katër mije te infektuar.

"Këta njerëz nuk po drejtohen te zyrat e Qeverisë, por te ambientit e Spitalorë, QMF dhe Ambulantat  ku punëtorët e sigurimit fizik dhe punëtorët teknik, duhet ti presin dhe ti përcjellin, e qeveria jonë bëjnë këso ndarjesh në të pasur dhe të varfër ose me mirë te themi te varfrin e varfërojnë edhe më shumë,  ne këtë gjë që po ndodh nuk e kemi menduar kurrë, ne luftuam pa ndalur kurrë qe ky degradim mos të bëhet nuk lamë derë pa trokit por qeveria jonë u mbyll dhe nuk donë te dëgjoi për shqetësimin tonë", ka deklaruar Azemi.

Vendimi i pagesave për polisat e sigurimeve për bashkatdhetarët tanë sipas tij ishte kulmi i padrejtësive.

"Si ka mundësi njerëzve qe fatbardhësisht marrin mijëra euro ne perëndim tu bëhet pagesa e sigurimeve e nuk paska mundësi të paguhet një punëtorë Teknik në Spitale, QMF dhe Ambulanta i cili po qëndron 24 orë me njerëz me Covid, ky është diskriminim qe s’mund ta arsyetoi askush", ka shtuar ai me tutje.

Ai ka theksuar me tutje se Sindikata e Pavarur  e Sektorit e Privat të Kosovës nuk njeh dhe nuk merr obligime nga takimet e Këshillit Ekonomik Social, pasi që nuk e ka përfaqësuesin e saj në këtë këshill.

"Nuk munden  njerëzit qe kanë keqpërdor pozitën e punëtorëve me dekada ta përfaqësojnë sektorin privat ne ketë këshill, aty mund te bisedohet për gjithçka por për pagën minimale fjalën e fundit duhet ta thotë përfaqësuesi i Sindikatës së  Punëtorëve Privat  te Kosovës, është rregull ligjore, por meqë BSPK-ja  është Privatizuar mund te ndodh gjithçka".

"Ne tani e themi pagë minimale për punëtorë të Sektorit Privat nën 400 euro nuk ka!
Ata që s’kanë të përbashkët asgjë me ketë kategori të punëtorëve do të ju sugjeronim të mos merën me gjera qe nuk i dini, ju nuk dini qa është paga minimale ju dini te keni pasuri te pakufishme dhe për punëtorë te sektorit privat nuk keni dijuni", ka deklaruar Azemi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)