08 Nëntor 2024

Spitali për Rehabilitim Onix lirohet nga monitorimi i AKP-së

Istog, 11 nëntor - Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon sot ceremoninë e lirimit nga monitorimi i mëtutjeshëm i Ndërmarrjes së Re “Spitali Special për Rehabilitim të Përgjithshëm Onix” nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Kjo është një arritje dhe një pasqyrim i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit të mirëfilltë në mes AKP-së dhe një investitori të përgjegjshëm.

 Tani, Ndërmarrja e Re “Spitali Special për Rehabilitim të Përgjithshëm Onix”, paraqet një tregim suksesi në realizmin e përmbushjes së investimeve dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të saj në fushën e shërbimeve dhe turizmit.

Ceremonia mbahet në selinë e ndërmarrjes së Re “Spitali Special për Rehabilitim të Përgjithshëm Onix”, në Istog.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)