19 Nëntor 2024

SPERTK: Kryetari i Kuvendit Krasniqi, takon ilegalët e RTK-së

Prishtinë, 24 janar – Pas takimit që Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pati me sindikatën SPRTK, ka reaguar Sindikata e Punëtorëve të RTK-së.(SPERTK. Kjo sindikatë nëpër mjet nj komunikate për media ka deklaruar se janë thellë të shqetësuar me një veprim që keni Krasniqi ka bërë sot duke pritur në një takim një grup mashtruesish të cilët thirren gjoja si përfaqësues të një sindikate të RTK-së e cila nuk është e ligjshme.

““SPRTK” është një grup i njerëzve në RTK që nuk punojnë asgjë dhe marrin paga mbi 700 euro në muaj dhe janë të nxitur nga konkurrenca për ta shkatërruar RTK-në, kjo e ashtuquajtur sindikatë nuk është e regjistruar sipas ligjeve të Kosovës në fuqi dhe për këtë mund të kontaktoni Ministrinë e Punës edhe Mirëqenies Sociale të cilët do t’ua konfirmojnë këtë”, thuhet në komunikatën e SPERTK.
 
Sipas tyre e  vetmja sindikatë e regjistruar me ligjet e Republikës së Kosovës të miratuara në Kuvend ku ju jeni kryetar është Sindikata e Punëtorëve e RTK-së (SPERTK) me kryetar Naser Thaçin.

“Madje ne kemi kërkuar takim me ju qysh me 22 nëntor të vitit 2013 por ende nuk kemi marrë përgjigje nga ju. Dhe nuk është e rastësishme që kjo e ashtuquajtur sindikatë del me reagime negative pikërisht në kohën kur në RTK janë duke u hapur edhe dy kanale të reja, kur janë shlyer më shumë se gjysma e borxheve dhe kur po behët reformë e madhe programore”, thuhet në komunikatë.

Është absurde të kritikojnë punësimin familjar kur anëtarë të këtij organizimi ilegal kanë punësuar anëtarë të familjes së tyre në RTK. Edhe ne jemi të interesuar për auditim të performancës. Madje këtë e kemi bërë publike qysh moti në konferencë për media dhe në komunikatat tona.
“Sindikata e vetme e ligjshme në RTK kërkon nga ju një takim urgjent në mënyrë që të sqarojmë disa gjëra. Nëse dëshirojmë të ndërtojmë shoqëri me të vërtetë demokratike dhe sundim të ligjit, atëherë është mirë ta respektojmë ligjin’, është thënë në komunikatë e SPERTK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)