02 Maj 2024

SPERTK kërkon që të respektohet ligji i punës

Prishtinë, 1 maj - Sindikata e Punëtorëve e RTK-së SPERTK në ditën ndërkombëtare të punës kërkon që punëtorët në Kosovë të gëzojnë të drejta më të mëdha, vazhdimisht në pajtim me ligjin e punës. Nëpër mjet një komunikatë për media SPERTK, është shprehur thellë të shqetësuar që  ky ligj, i miratuar në Kuvendin e Kosovës, nuk po gjen zbatueshmëri në praktikë, si në sektorin privat ashtu edhe në  disa institucione publike.

“1 Maji i gjen punonjësit kosovarë  në një gjendje jashtëzakonisht të vështirë  si asnjëherë më parë. SPERTK kërkon  nga inspektorët e punës që të angazhohen më shumë për të kërkuar zbatimin e ligjit të punës. Njëherësh  i bën thirrje autoriteteve kompetente për përmirësimin e kësaj gjendjeje”, thuhet aty. Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve SPERTK kërkon që të gjithë të punësuarit, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat, të gëzojnë sigurimin shëndetësor si çështje qenësore për punëtorin, e veçanërisht në situatën aktuale të rënduar ekonomike.

“Po ashtu i bëjmë thirrje institucioneve që të hartojnë politika konkrete për të zvogëluar numrin e papunësisë në vend, si dhe t'u  krijojnë lehtësi bizneseve private, në mënyrë që të mundësohet funksionimi i tyre e me këtë mund të shtohet numri i të punësuarve në këtë sektor”, thuhet në komunikatë.

SPERTK gjithashtu është e shqetësuar rreth pozitës së punëtorëve në mediet e Kosovës. Gazetarët dhe punëtorët tjerë medialë trajtohen si punëtorë krahu, duke u munguar kushtet elementare për punë.

“Shumë punëtorë në mediet e Kosovës punojnë pa kontrata pune. Çdo ditë janë të kërcënuar dhe të rrezikuar nga pronarët e tyre për largim nga puna. Punëtorët medialë nuk paguhen rregullisht, kanë paga të vogla krahasuar me punën që e bëjnë. Dhe e gjithë kjo situatë ka bërë që gjendja e medieve në Kosovë të jetë e mjerueshme”, vlerëson SPERTK.

SPERTK inkurajon punëtorët e medieve në Kosovë që të ulen së bashku dhe të themelojnë një organizatë sindikale e cila do t'i mbronte të drejtat e punëtorëve të medieve karshi pronarëve të tyre të cilët i ngjasojnë kohës së feudalizmit. Organizimi sindikal është dëshmuar mjaft i suksesshëm në RTK ku të drejtat e punëtorëve mbrohen me rregullore të brendshme dhe Kontratën Kolektive, që është meritë e organizmit të punëtorëve nëpër sindikata.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)