15 Janar 2025

SPERTK e shqetësuar për gjendjen në RTK


Prishtinë, 6 nëntor -  Sindikata e Punëtorëve të RTK-s (SPERTK), është e habitur se si drejtori i përgjithshëm i RTK-së nuk ka marrë asnjë masë ndaj përgjegjësve për sigurinë e objektit të RTK-së pas zjarrit që ndodhi ditë më parë.

Në një komunikatë për media SPERK ka vlerësuar se ky zjarr shkaktoi dëme të mëdha dhe kjo neglizhencë e drejtorit të përgjithshëm është për shqetësim.

“SPERTK është informuar se edhe inspektorati  për sigurinë e punëtorëve në punë ka kërkuar para më shumë se një viti që të merren masa urgjente për sigurinë e objektit në mënyrë që të shmangen rreziqet, sidomos nga zjarri”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu SPERTK kërkon përgjigje në këto çështje:

“Pse nuk ka punuar alarmi kundër zjarrit, pasi që ka qenë në gjendje të rregullt, . pse personi përgjegjës për sigurinë e objektit nga menaxhmenti nuk ka marrë parasysh asnjë nga rekomandimet e inspektoratit, pse nuk po dilet me të dhënat e sakta të dëmit të shkaktuar, kush duhet të jap përgjegjësi për këtë dëm”, thuhet në komunikatë.

SPERK, po ashtu ka kërkuar edhe përgjigje nga bordi i RTK-se po e hesht këtë rast kur dihet se dëmet janë shumë të mëdha, rreth 1 mijë kaseta të djegura te cilat janë kontribut i çmuar i punëtorëve të RTK-së qe nuk kthehet më?

“Pse drejtori i televizionit ka dhënë urdhër që porta kryesore të mos ruhet nga sigurimi”, është thënë në komunikatë.
SPERTK kërkon përgjigje publike urgjente nga drejtori i përgjithshëm për të gjitha këto çështje pasi që siguria e objektit ka të bëjë direkt me sigurinë e punëtorëve të RTK-së.

“Jemi të vetëdijshëm që objekti është shumë i vjetër por kjo nuk i amniston përgjegjësit për sigurinë e objektit pasi që punëtorët e RTK-së kanë qenë më të rrezikuarit, njëkohësisht kërkojmë edhe nga policia e Kosovës që të dalin me raport përfundimtar për rastin e fundit”, përfundon komunikata e SPERK-ut.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)