Sparks: Korrupsioni nuk duhet të ketë vend në Kosovë

Prishtinë, 18 mars - Rezultatet e ndryshimeve të mundshme në Qeverinë e Kosovës, janë duke u pritur me interesim nga përfaqësues ndërkombëtarë në Prishtinë. Një pritje të tillë, e ka shprehur sot Ambasadori britanik në Prishtinë, Andy Sparks, i cili ka theksuar se korrupsioni nuk duhet të ketë vend në Kosovën moderne, e cila të ardhmen e ka në BE.
Edhe pse, Ambasadori britanik, nuk saktësoi nëse këto ndryshime në Qeveri kanë të bëjnë me korrupsionin ai tha se i presin me interes ndryshimet.
Ne i presin me interes këto ndryshime në Qeveri. Dua të theksoj se pas bisedave që kam pasur me kryeministrin e Kosovës, na ka thënë shumë herë se ai është i interesuar për një qeverisje të mirë dhe luftimit të korrupsionit, është me rëndësi që Qeveria e tij, që qeveriset prej tij, të jetë në përputhje me komentete apo parimet që ai i ka shprehur, ka thënë Sparks.
Sparks, këto komente i bëri gjatë takimit me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasanin, me të cilin bisedoi për funksionin e këtij institucioni të Kosovës. Ai ka lavdëruar punën që po bën ky institucion, duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve, pa dallim, që ti drejtohen këtij institucioni.
Unë i inkurajojë të gjithë qyetarët e Kosovës, se ata e kanë një Gjykatë Kushtetuese të pranishme, e cila nuk është e korruptuar dhe është garancioni i tyre dhe e drejta e tyre, thotë Ambasadori britanik, Andy Sparks.
Ndërsa, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, bëri të ditur se qytetarët, pa dallim etnie, kanë filluar ti drejtohen këtij institucioni, për çështje të ndryshme.
E njoftova se kohëve të fundit, Gjykatës Kushtetuese, kanë filluar ti drejtohen edhe komunitetet joshumicë, përkatësisht, serbët. Janë katër raste, gjë që, është shenjë se pranohet një paanshmëri dhe profesionalizëm i Gjykatës, në punën tonë.
Hasani, gjithashtu, e falenderoi Qeverinë britanike, organizatën DFID, për ndihmën e vazhdueshme që po jep në funksionalizimin e plotë të këtij institucioni.