Spanjollët sërish në protestë kundër zvogëlimit të buxhetit
Madrid, 10 dhjetor - Mijëra njerëz janë mbledhur në Madrid për të protestuar kundër zvogëlimit të buxhetit dhe planeve për privatizimin e pjesshëm të shërbimeve shëndetësore.
Sipas policisë, në qendër të tregut Puerta del Sol janë mbledhur më shumë se 5 mijë njerëz, derisa organizatorët e protestës këmbëngulin se kanë qenë 75 mijë njerëëz.
Punonjësve shëndetësorë i është ofruar mbështetje nga një numër i madh i spanjollëve, të cilët ishin veshur bardhë e kaltër, ngjyrat e të punësuarve nëpër spitale.
Protestuesit kanë thënë se planet për privatizim në plan afatgjatë nuk janë të mira, sepse nuk është konsideruar fakti se kursime mund të ketë edhe pa i shitur shërbimet.