Spanjollët protestojn kundër papunësisë dhe masave shtrenguese
Madrid, 11 mars - Mijëra manifestues marshuan të dielën në Spanjë, kryesisht në Madrid dhe Barcelonë për të protestuar kundër papunësisë dhe masave shtrënguese ekonomike si dhe për të kërkuar reforma politike, me thirrjen e sindikatave kryesore të vendit.
Parada në Madrid u zhvillua në qendër të kryeqytetit, ku ishin të pranishëm funksionarë, punonjës të transportit publik si dhe mjekë.
Dy sindikatat kryesore spanjolle \"UGT\" dhe \"Comisiones Obreras\", të mbështetura nga grupe qytetarësh, bënë thirrje për protesta në 60 qytete duke përfshirë Barcelonën kundër papunësisë dhe për rinovimin e demokracisë.
\"Problemet tona aktuale mund të zgjidhen me ndryshime politike\", deklaroi një infermiere 52 vjeçe, Pilar Gomez, e cila manifestoi në Madrid.
Me thirrje të sindikatave, këto manifestime po shtohen në Spanjë kundër masave shtrënguese ekonomike të zhvilluara që prej një viti nga qeveria e djathtë e Mariano Rajoy.