28 Prill 2025

Spanjë, protestat kundër kapitalizmit kthehen në trazira

Madrid, 26 prill - Protestat e mijëra spanjollëve kundër sistemit kapitalist dhe pamundësisë së qeverisë për zgjidhjen e krizës së gjatë ekonomike që ka përfshirë Spanjën, janë kthyer në protesta mes tubuesve dhe policisë spanjollë.

Mijëra spanjollë me thirrjet e tyre pushtoni kuvendin, u mblodhën përballë parlamentit dhe gjatë tubimit janë përballur me 1400 forca të policisë të ndërhyrjes së shpejtë dhe ato speciale për ndalimin e protestave.

Protestat janë shoqëruar me përleshjeve mes protestuesve dhe policisë e cila nga ana e saj është detyruar të përdorë gaz lotsjellës dhe forcën për shpërndarjen e tyre.

Deri tani nuk ka informacione për të plagosur dhe dëmtuar fizikisht por mësohet se kërkesa kryesore e protestuesve ishte dorëheqja e qeverisë e cila nuk ka arritur të zgjidhë krizën ekonomike në vend.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)