Spanjë, protesta për gjendjen ekonomike
Madrid, 16 shtator - Në Spanjë sot kishin dalë në demontratë në rrugët e Madridit mijëra vetë, për të protestuar kundër masave të ashpëra ekonomike dhe krizë financiare që po përjeton vendi. Rrugët kryesore të kryeqytetit spanjoll ishin bllokuar.
Organizatore e grevës ishte Shoqata Takimi Social, ku morën pjesë mbi 150 organizata, si dhe Sindikatat e Punonjësve.
Protetuesit spanjollë që mendohet të kenë kapur shifrën e gjysmë milioni në sheshin e Kristofor Kolombit, mbanin në duar parrulla, ku thuhej Përpara për të mbrojtur të ardhmen tonë!