Spanjë, plan për kursimin e naftës
Madrid, 27 shkurt - Autoritetet spanjolle morrën gjatë mëngjesit një vendim, për reduktimin e shpenzimit të karburanteve, duke reduktuar shpejtësinë maksimale të lejuar në vend.
Duke nisur nga 7 marsi, kur vendimi të hyjë në fuqi në fletoren zyrtare, në autostradat në vend do të jetë e ndaluar të qarkullohet me një shpejtësi më të lartë se 110 km/h, ndërsa për momentin lejohet qarkullimi deri në 120 km/h.
Sipas zëvendëskryeministrit, Alfredo Perez Rubalcaba, vendimi është pjesë e një strategjie qeveritare, për të ulur konsumimin e karburanteve në vend.