19 Nëntor 2024

Spanjë, papunësia regjistron rënie gjatë muajit gusht

Madrid, 3 shtator - Numri i personave të papunë në Spanjë, në recesion që prej dy vjetësh, regjistroi rënie përgjatë gushtit për muajin e gjashtë radhazi, por mbetet ende në nivel të lartë në 4,7 milionë, bënë të ditur dje burime zyrtare vendase.

\"Ekonomia e katërt në zonën euro regjistroi rënie të papunësisë përgjatë muajit korrik\", theksuan burimet zyrtare vendase.

\"Kjo është gjithashtu hera e parë që papunësia regjistron rënie në gjashtë muaj, që nga viti 2006 me 149.940 të papunë më pak gjatë kësaj periudhe\", shtuan burimet.

Vendi ka ende 4 698 783 persona të papunë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)