15 Maj 2024

Spanjë, numri i të papunëve arriti në 4 milionë e 422 mijë

Madrid, 5 dhjetor - Ministria e Punës njoftoi se numri i të papunëve në Spanjë arriti në fund të muajit dhjetor një nivel rekord prej 4 422 milionë personash, gjë që konfirmon përkeqësimin e situatës ekonomike një gjashtëmujorin e dytë të vitit 2011.

Numri i të papunëve në Spanjë arriti në fund të muajit dhjetor një nivel rekord prej 4 milionë 422 mijë personash, gjë që konfirmon përkeqësimin e situatës ekonomike një gjashtëmujorin e dytë të vitit 2011, njoftoi Ministria e Punës.

Kjo shifër tregon papunësinë në nivele rekord që prej fillimit të krizës në vitin 2008 dhe fillimin e publikimit të statistikave mujore, në vitin 1996.

Privuar nga motori ekonomik, ndërtimi, vendi është parashikuar të rifutet në recesion në fillim të vitit 2012 dhe të ketë përqindjen më të lartë të papunësisë mes vendeve të industrializuara: sipas Institutit Ndërkombëtar të Statistikave (Ine), që përdor një mënyrë llogaritjeje të ndryshme.

Kjo përqindje ishte 21,52 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2011.

Mes muajit nëntor dhe dhjetor, sipas Ministrisë së Punës, vendi regjistroi 1 897 të papunë më shumë (+0,04 për qind), dhe gjatë gjithë vitit 2011 numërohen rreth 322 286 të papunë më shumë (+7,86 për qind).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)