Spanjë, niveli i papunësisë të të rinjt tejkalon 50 për qind
Madrid, 29 janar - "Është për të ardhur keq dhe totalisht e papranueshme që në vende evropiane si Spanja niveli i papunësisë së të rinjve te tejkalojë 50 për qind, një rast emergjent ndaj të cilit sindikatat përkatëse duhet të ngrenë më tepër zërin në BE'', u shpreh të hënën presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, gjatë një konference, në Madrid, me rastin 40-vjetorit të Konfederatës Evropiane të Sindikatave (Ces).
Reduktimi i nivelit rekord të papunësisë, që në Spanjë arrin në shifrën rekord prej 6 milionë persona, e barabartë me 23 për qind të popullsisë, duhet të jetë, sipas Schulz, ''objektivi parësor i politikave komunitare''.
Shqetësim për nivelin e lartë të papunësisë, që në Spanjë aktualisht tejkalon 55 për qind e të rinjve deri në 25 vjeç, u shpreh edhe nga Komisioneri i BE-së për Çështjet Ekonomike dhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Olli Rehn.