Spanjë, ngadalësohet rritja ekonomike
Madrid, 17 gusht - Rritja ekonomike në Spanjë ngadalësohet në tremujorin e dytë me 0,2 për qind kundrejt 0,3 për qind që ishte në tremujorin e parë, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave.
Raporti konfirmoi të dhënat e Bankës së Spanjës, për një klimë tepër të tensionuar për shkak të shqetësimeve të kontaminimit nga kriza e borxhit.
\'Rritja është duke u nxitur nga kërkesa e jashtme, kompensuar pjesërisht nga një kontribut negativ i kërkesës së brendshme\", njoftoi institute.
Ndërkaq edhe rritja ekonomike e eurozonës është ngadalësuar në tremujorin e dytë të zonës euro në 0, 2 për qind pas 0,8 për qind në tremujorin e parë.