17 Nëntor 2024

Spanjë, arrestohet ish-drejtori i FMN, akuzohet për pastrim parash

Madrid, 17 prill - Spanjolli Rodrigo Rato, ish-drejtori i FMN-së, është arrestuar nën akuzat e ‘mashtrimit’, ‘pastrim parash’ dhe ‘fshehje të pasurisë’.

66-vjeçari u arrestua në shtëpinë e tij ditën e enjte, ndërsa pas urdhërit nga Gjykata e Lartë në Madrid autoritetet kanë kryer edhe kontrolle në banesën e zotit Rato.

Ai ishte ministër i Financave në Spanjë në qeverinë konservatore të Jose Maria Aznar. Rato drejtoi FMN-në nga viti 2004 deri në 2007-ën. Ndërkohë në vitin 2010 ai u bë drejtor i “Bankia”, një konglomerat bankar, me 12 milionë klientë, ndërsa dy vjet më vonë dha dorëheqjen për shkak të ecurisë jo të mirë.

Sipas prokurorëve, drejtuesit e “Bankia”, ku përfshihet edhe Rato, mashtruan në lidhje me financat e bankës. Gjithashtu ata janë akuzuar edhe për keqpërdorim të kartave të kreditit, në kohën kur drejtues ishte Rodrigo Rato. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)