Spanja viktimë e radhës nga kriza ekonomike
Madrid, 29 nëntor - Kriza e ekonomike e cila po vazhdon në Evropë sipastë gjitha gjasave viktime radhës e cila do të detyrohet të kërkojëndihmë do të jetë Spanja.
Borxhi i madh i sistemit bankar në Spanjë dhe nevoja për të investuar në bankat spanjolle, bëjnë të mundur që gjatë vitit të ardhshëm Spanja të pësojë fatin e Irlandës dhe të detyrohet të marrë ndihma financiare.
Ky lajm u bë i ditur nga gazeta angleze Telegraph, e cila njoftoi se ka shumë mundësi që Spanja në muajt e parë të vitit 2011 të bëhet viktima e radhës e krizës ekonomike dhe financiare në Evropë.