Spanja thyen sërish reokrdin e papunësisë
Prishtinë, 28 prill - Spanja kishte në fund të tremujorit të parë të këtij viti më shumë se 5,7 milionë të papunë, thënë ndryshe 24,44 për qind të fuqisë së aftë për punë në vend, më e larta që nga fillimi i statistikave për këtë fenomen, në vitin 1996, sipas shifrave të bëra publike.
Ndërkohë që vendi rihyri në recesion, numri i të papunëve është 5 639 500 persona, njoftoi Instituti Kombëtar spanjoll i Statistikave (INE).
Avancimi i papunësisë gjatë tremujorit të parë të këtij viti është 374 000 persona, kundrejt 295 300 të tillëve gjatë tremujorit të parë të vitit 2011, shtoi instituti.