15 Maj 2024

Spanja serish në recesion

Madrid, 17 prill - Spanja thotë se ekonomia e saj mund të ketë rënë në një recesion të dytë që nga 2009, duke ngritur shqetësime të reja se mund të ketë nevojë për një fond ndërkombëtar shpëtimi.

Shifrat zyrtare pritet të dalin pas disa ditësh, por ministri i Ekonomisë Luis de Guindos, gjatë një interviste për gazetën El Mundo tha se ekonomia e vendit pritet të ketë pësuar rënie në tre muajt e fundit. Ai tha se rënia mund të jetë 0,3 përqind,  e njejtë me atë të tremujorit të fundit të vitit 2011.

Ministri i Ekonomisë tha se Spanja nuk do të ketë nevojë për një paketë shpëtimi. Analistët financiarë duket se nuk ishin kaq optimistë, gjë që u shpreh në rritjen e normës së interesit për kreditë që merr vendi.

Të hënën interesi arriti vlerën më të lartë që nga muaji dhjetor. Bonot e thesarit 10 vjeçare të qeverisë së Madritit arritën në 6 përqind, vetëm një pikë larg shifrës 7 përqind që detyroi Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë të kërkojnë paketa ndërkombëtare shpëtimi gjatë 2 vjetëve të fundit.

Ekonomia e Spanjës,  e katërta më e madhja në grupin e 17 vendeve të Eurozonës, po ndeshet me disa sfida: bankat kanë një sasi të madhe huash të këqija nga tregu i brendshëm i pasurirve të patundshme që pësoi rënie të madhe në 2008 dhe papunësia ka arritur në 23 përqind, më e larta e Eurozonës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)