Spanja ratifikoi planin për zvogëlimin e papunësisë
Madrid, 24 qershor - Parlamenti spanjoll ratifikoi paketën e reformave, që kanë për qëllim zvogëlimin e papunësisë në vend, transmeton BBC-ja.
Në mesin e masave janë përfshirë stimulimet për punësimin e punëtorëve të rinj dhe zvogëlimin e kompensimeve, që sipas disa analistëve është arsye për punëdhënësit të mos duan të punësojnë më shumë nëpunës.
Ndryshimet në tregun e punës rezultojnë pas kufizimit të shpenzimeve buxhetore në tentim për të zvogëluar defiçitin e madh.