12 Janar 2025

Spanja pranon frenimin e rritjes ekonomike

Madrid, 17 nëntor - Qeveria socialiste spanjolle pranoi sot se rritja ekonomike do të jetë vetëm 0,8 për qind në vitin 2011, nga 1,3 për qind që pritej nga autoritetet spanjolle, një pranim që ndodhi mes tensionit në tregje dhe katër ditë para zgjedhjeve që mendohet të sjellin në pushtet opozitën e djathtë.

\'\'Shifrat zyrtare të publikuara sot nuk janë të mira. Ekonomia spanjolle është frenuar gjatë tre mujorit të tretë në raport me të dytin\'\', sipas Institutit kombëtar të statistikave (Ine).

\"Pritet që gjatë këtij tremujori të kemi një rritje ekonomike të ngjashme me atë qe kemi pasur aktualisht, rreth 0,8 për qind në ritëm vjetor\'\', theksoi sekretari i Shtetit për Ekonominë Hose Manuel Campa, para shtypit.

Nëse këto parashikime konfirmohen, atëherë Spanja do të shfaqë në fund të vitit 2011 një rritje ekonomike më të ulët se ajo e parashikuar për zonën euro, 1,5 për qind.

Por, qeveria socialiste, në pushtet që prej 2004 dhe në situatë shumë të vështirë për zgjedhjet parlamentare të së dielës përballë Partisë së djathtë Popullore, PP, nuk ka në plan të ndryshojë parashikimet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)