19 Nëntor 2024

Spanja po del nga kriza ekonomike

Madrid, 20 tetor - Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy deklaroi se vendi po del nga kriza ekonomike, duke folur të shtunën në samitin e 23-të Ibero-Amerikan. Ai parashikoi gjithashtu që në vitin 2014, rritja ekonomike do të arrijë në 0.7%.

Rajoy bëri të ditur se një sërë masash të marra nga qeveria spanjolle kanë dhënë efekt dhe se ekonomia e Spanjës është bërë e shëndetshme dhe e konsoliduar.

\"Tregtia e jashtme ka shënuar përsëri rritje dhe besim në treg është rimëkëmbur, tha Rajoy, duke shtuar se ruajtja e ritmit të rritjes, shtimi i mëtejshëm i vendeve të punës dhe ngritja e nivelit të jetesës janë faktorë kyçë për ekonominë e vendit.

Rajoy vlerësoi rolin e Amerikës Latine në mëkëmbjen e ekonomisë spanjolle, duke u shprehur se megjithëse situata ekonomike botërore ka ndryshuar, Amerika Latine ka ende rëndësi të veçantë për Spanjën dhe për vetë rajonin. \"Spanja do të thotë shans biznesi,\" tha Rajoy. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)