29 Prill 2024

Spanja përballet me një krizë të paprecedentë

Prishtinë, 18 janar - Presidenti francez Nicolas Sarkozy u shpreh se përballë një krize të paprecedentë, duhet të arrihet rritje ekonomike, gjatë një konference shtypi në Madrid ku u takua me kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy.

"Ndodhemi përballë një krize të paprecedentë që na kërkon të zvogëlojmë shpenzimet, deficitin, por edhe të gjejmë rrugën e një rritjeje ekonomike duke zgjidhur problemet toan të konkurrueshmërisë", deklaroi Sarkozy.

"Në këtë periudhë të vështirë, Franca kërkon vazhdimin e bashkëpunimit me Spanjën", u shpreh ai.

Konservatori Mariano Rajoy shprehu mbështetjen e vendit të tij për taksën mbi transaksionet financiare, tema e preferuar e Sarkozy".

Rajoy zhvilloi takimin e parë me një lider të huaj që prej marrjes së detyrës në fund të dhjetorit.

Të dy liderët, vendeve të të cilëve iu ul vlerësimi për borxhin sovran të premten nga agjencia e vlerësimit financiar Standard & Poor's, u përpoqën që të dy të minimizojnë, përpara gazetarëve, pasojën e këtij vendimi.

"Në fund të fundit, kjo nuk ndryshon asgjë", theksoi Nicolas Sarkozy.

"Duhet të zvogëlojmë deficitet, shpenzimet, të përmirësojmë konkurrueshmërinë e ekonomive tona për t'iu rikthyer rritjes", këmbënguli ai, duke bërë thirrje "për të mos e humbur toruan, por për të reaguar ndaj këtyre vendimeve me gjakftohtësi dhe me maturi.

"E rëndësishme është që çdo vend të ndjekë rrugën e tij", deklaroi Mariano Rajoy.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)