Spanja paralajmron rritje ekonomike në 2014-ën
Madrid, 28 dhjetor - Shefi i qeverisë konservatore spanjolle, Mariano Rajoy, premtoi sot, gjatë paraqitjes së bilancit vjetor se 2014-a do të jetë viti që do të fillojë rimëkëmbja ekonomike.
Ndërkohë që Spanja është prekur nga një papunësi në masën 26 për qind dhe ka njohur një përmirësim shumë të vogël në tremujorin e tretë.
Nëse 2012-a ishte viti i uljes së defiçitit, 2013-a viti i reformave, 2014-a do të jetë viti i fillimit të rimëkëmbjes ekonomike të vendit tonë, deklaroi shefi i qeverisë gjatë një konference për shtyp.